Del Piero, magji në ‘pleqëri’

Alessandro Del Piero nuk e ka ndërmend të ndalet. Legjenda e Juventusit, ka nisur sezonin e tij të dytë me Sydney FC në mënyrën më të mirë të mundshme. 38-vjeçari inspiroi skuadrën e tij drejt fitores 2-0 ndaj Newcastle Jets në xhiron e parë të edicionit të ri në A-League. Del Piero realizoi një gol…

Sport

11/10/2013 12:47

Alessandro Del Piero nuk e ka ndërmend të ndalet. Legjenda e Juventusit, ka nisur sezonin e tij të dytë me Sydney FC në mënyrën më të mirë të mundshme.

38-vjeçari inspiroi skuadrën e tij drejt fitores 2-0 ndaj Newcastle Jets në xhiron e parë të edicionit të ri në A-League. Del Piero realizoi një gol të bukur pas një solo-depërtimi në minutën e 36-të ku nuk u ndal as nga dy mbrojtës kundërshtar.

Kurse, pas saktësisht një ore lojë Joel Chianese e dyfishoi avantazhin e vendasve duke siguruar fitoren e Sydney FC.

Del Piero, pavarësisht moshës vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin australian ku erdhi në verën e vitit 2012, pas përfundimit të aventurës 19 vjeçare me Juventusin.