Del Piero: Ky futbollist është fantastik në goditjet e lira (FOTO)

.

Sport

18/09/2017 07:30

Alessandro Del Piero ka lavdëruar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Ish kapiteni i “Bianconerëve” ka vetëm fjalë të mira për argjentinasin i cili realizoi het-trik në fitoren ndaj Sassuolos me rezultat 3:1, të dielën në Serie A.

Për më tepër, Del Piero ka analizuar golin e Dybalas nga goditja e lirë, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk është e thjeshtë, Dybala realizoi në mënyrë të përkryer, ai i ka mjeshtëruar ekzekutimin e tyre”, deklaroi Del Piero për mediat italiane. /Lajmi.net/