Del Piero ka një lajm të keq për Juventusin para finales me Realin (FOTO)

Alessandro Del Piero ka paralajmëruar ish skuadrën e tij, Juventus.

Sport

13/05/2017 10:58

Juventus do ta ketë të vështirë të fitojë tre tituj gjatë këtij sezoni, ka thënë Alessandro Del Piero.

Ish kapiteni i “Bianconerëve” ka theksuar se ekipi nga Torino nuk do ta ketë të lehtë të triumfojë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit dhe në finalen e Coppa Italia ndaj Lazios.

“Tripleta? Është e vështirë, shumë”, deklaroi Del Piero për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk e kam fjalën vetëm për Ligën e Kampionëve por edhe në Coppa Italia. Por, mundësitë ekzistojnë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6