Del Piero: Juventus-Real Madrid, fiton ky ekip

Alex Del Piero ka dhënë një intervistë shumë interesante për "Marcan".

Sport

29/05/2017 15:46

Legjenda e Juventusit e respekton tepër edhe ekipin spanjoll.

“Kam respekt të madh për Realin Madridin, trajnerin, ekipin dhe tifozët fantastik. Por sigurisht që në finale do ta përkrahi Juven. Shpresoj të më kuptoni”, është shprehur Del Piero, duke qeshur pastaj, përcjellë “Lajmi.net”.

“Reali është impresionues në finale. Megjithatë, nuk ka nevojë të bëjmë krahasime mes dy ekipeve. Janë dy skuadra shumë të forta dhe do të jetë më shumë se një finale”, shtoi Del Piero. /Lajmi.net/