Del Piero-Berisha, respekt i ndërsjellë

Admirimi i Besart Berishës për Alessandro Del Pieron nuk është sekret. Por, edhe legjenda italiane ka shprehur respektin e tij për sulmuesin shqiptar të Brisbane Road. Çifti do të ndeshen në Suncorp Stadium të shtunën në kuadër të duelit mes Brisbane Road – Sydney FC dhe të dy janë futbollistët kryesorë në skuadrat përkatëse. Berisha,…

Sport

18/10/2013 21:45

Admirimi i Besart Berishës për Alessandro Del Pieron nuk është sekret. Por, edhe legjenda italiane ka shprehur respektin e tij për sulmuesin shqiptar të Brisbane Road.

Çifti do të ndeshen në Suncorp Stadium të shtunën në kuadër të duelit mes Brisbane Road – Sydney FC dhe të dy janë futbollistët kryesorë në skuadrat përkatëse. Berisha, i cili edicionin e kaluar zbuloi se në fëmijëri e konsideronte idhull Del Pieron, ka ritheksuar mirënjohjen për ikonën e Juventusit.

“Del Piero është mua është futbollist legjendar jo vetëm për mua, por për shumë futbollistë”, deklaroi Berisha. Kurse, edhe Del Piero shfaqi respektin e tij për Berishën.

“Ai është sulmues shumë i fuqishëm”, deklaroi Del Piero për Berishën i cili ka realizuar 36 gola në vetëm 57 paraqitje në A-League.

“E njoh tregimin e tij sepse ishte një prej futbollistëve të parë të cilët i njihja para se të vij në Australi sepse Brisbane fitoi tituj të njëpasnjëshëm. I kam kushtuar vëmendje ekipit të Brisbane dhe ai shënoi shumë gola. Berisha është sulmues shumë i mirë”, u shpreh Del Piero për The Courier-Mail.