Del përgjija e testit B për Romela Begaj

Romela Begaj ka dalë pozitive edhe në testin B të dopingut.

Sport

02/03/2018 10:43

E prisnim si një mankth për të gjith sportin shqiptar dhe tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi, Romela Begaj ka dalur pozitive edhe në testin B të dopingut.

Testi A dha të njëjtën përfundim teksa diktoi substancën e ndaluar “stanozolol”, i krijuar një shpresë se testi i dytë ose i quajt B nuk dotë kishte të nëjëjtin rezultat, por testi B vetëm sa e ka forcuar edhe më shumë këtë skandal.

Begaj arriti të shpallej kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh në kampionatin Botëror të zhvilluar në SHBA, transmeton “Albeu.com”.

Romela Begaj do të dalë para kamerave sot në orën 11:30, nuk dihet se si mund të argumentohet por jemi ne prap të njëjtët që në fillim na u frye kraharori nga krenaria dhe sot zyrtarisht duhet të ulim kokën.