Del në shitje makina që shkon nga 0 në 100 km/h për 1.9 sekonda (FOTO)

Kanë nisur porositë për makinën e parë në botë që shkon nga 0 në 100 km/h për më pak se 2 sekonda.

Auto & Tek

01/10/2018 23:14

Aspark Owl është një makinë elektrike japoneze me një motor me 430 kuaj fuqi, peshon 860 kg dhe arrin shpejtësinë 100 km/h për 1.9 sekonda.

Një shpejtësi të tillë, kjo makinë e arrin më shpejt edhe se njëvendëshet e Formulës 1.

Çmimi i kësaj makine është rreth 3,5 milionë euro dhe sipas Bloomberg, klientët do të mund të paguajnë këstin e parë prej 1 milion euro në Ekspozitën e Parisit.