Del në shitje i vetmi Rolls-Royce Hyperion (Foto)

Rrolls-Royce Hyperion, që është krijuar për një klient të pasur më 2008, do të dalë së shpejti në shitje.

Auto & Tek

20/09/2017 18:19

Makina unike që ka bazën e modelit Phantom, ndërsa shumicën e përfundimeve i ka sikur të veturave të viteve të 30-ta, do të dalë në shitje për një shumë mjaft të ulët, transmeton Telegrafi.

Po që se kemi parasysh se është i vetmi, investimet që janë bërë dhe faktin që ka qëndruar i ekspozuar shumicën e kohës dhe nuk është përdorur, dy milionë euro nuk është shumë aq e lartë.

Ky model me 6.7-litra V12 prodhon 553 kuajfuqi, është po aq i rrallë sa edhe Rolls-Royce Sweptail që pritet të shitet për dyfishin e çmimit. /Telegrafi/