Del në shitje bileta më e shtrenjtë ajrore

Agjencia e fluturimeve "Etihad" të premtën prezantoi një biletë Londër-Melbourne që kushton 80,000 dollarë.

Fun

04/06/2016 01:08

Transportuesi i ofron pasagjerit një udhëtim super luksoz në një suitë me 3 dhoma që ofron komoditet dhe rehati.

Avioni është përshkruar si një “apartament nën qiell”, dhe ka të gjitha shërbimet e një hoteli me 5 yje, përcjell lajmi.net

Avioni ka shtratin dopio dhe ulset shumë të rehatshme, kuzhinier dhe gjithashtu një banjo ku musafirët mund të freskohen.

Dhoma ka një televizor 32-inch, dy tavolina ngrënie dhe një divan lëkure të dyfishtë.

Avioni bëhet e ditur se do të bëjë një ndalje në Abu Dhabi ku pasagjerët do të dërgohen në një sallë pritjeje të klasit të parë.

Kostoja e biletës përfshin transportin privat tek dhe nga airoporti, gjithashtu mund të rezervoni biletë për ndonjë ngjarje sporti, koncert muzikor dhe tavolinë darke në ndonjë restorant.

Çmimi i kësaj bilete është rreth 4,500 dollarë më shumë sesa bileta që deri më tani kishte vendin e parë në botë./lajmi.net