Del në pension, feston në ashensor (VIDEO)

Video e zëvendës sherifit në Kolorado që kërcen në ashensor këngën e reperit “Silento’s “Watch Me (Whip/Nae Nae)” ka pushtuar internetin.

Fun

03/02/2016 15:18

Klipi me Tony Scherb, zv.sheriffin e qarkut El Paso, është parë mijëra e mijëra herë që kur ai e postoi atë ditën e premte.

Ai e filmoi kërcimin qesharak për të festuar daljen e tij në pension, pas 29 vite në shërbim, thanë autoritetet.

Në videon 3 minutëshe, Scherb i frymëzon kolegët e tjerë të tij të shfaqin lëvizjet e tyre më të mira brenda ashensorit, por ata qëndrojnë serioz sapo shefi i tyre afrohet.

YouTube player