Del në ankand shtëpia e fundit e Picassos – Lajmi.net
Del në ankand shtëpia e fundit e Picassos
Autori: Lajmi.net BotaLajme 23:47, 11 October 2017
Një vilë në bregdetin francez, ku piktori Pablo Picasso kaloi vitet e fundit të jetës së tij do të dalë në ankand të enjten, episodi i radhës në rrugëtimin e pasurive të patundshme që Riviera Franceze ruan me fshehtësi, ku përzihen bukuria, njerëzit e famshëm dhe pasuri të mëdha.

Aktualisht e vlerësuar me 20,2 milionë euro, pronë e Mougins, pranë Kanës u ble në vitin 1961 nga mjeshtri spanjoll, i cili vdiq 12 vite më vonë më 8 prill 1973.

Pas vdekjes së tij, bashkëshortja e fundit Jacqueline Roque jetoi në këtë shtëpi deri në momentin e vetëvrasjes në 1986. Ishte vajza e tij, Catherine Hutin-Blay e lindur nga martesa e parë, e cila trashëgoi shtëpinë më pas e shiti për një shumë rreth 10 milionë euro, përcjell Atsh.

Përpara Pablo Picassos, kjo shtëpi i përkiste familjes Guinness. Winston Churchill qëndronte rregullisht gjatë peridhës së pushimeve.

Fjalët kyçe: Picasso, Shitje, Shtëpitë

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master Japan