Del në ankand Mercedesi i Hitlerit, i vitit 1939

Një Mercedes i vitit 1939 që është porositur dhe përdorur nga Adolf Hitleri deri në vitin 1945 do të dalë në ankand në 17 janar.

Auto & Tek

24/12/2017 09:28

Sipas organizatës “Worldwide Auctioners” ofertat do të bëhen në Arizona. Njihet si makina e katërt e Hitlerit dhe u vonua 11 muaj, derisa mbërriti në duart e nazistëve, pavarsisht urgjencës më të cilën ishte krijuar u dorëzua në shtator të 1938.

Në vitin 1940, mercedezi ishte automjeti me të cilin u prit diktatori fashist Italian, Benito Musolini në një vizitë shtetërore. Përdorimi i këtij automjeti është i panjohur, por nga fundi i konfliktit kaloi në duar të amerikanëve dhe u përdor nga forcat ushtarake amerikane që gjendeshin në Lë Havre, Francë.

Më vonë kaloi në duart e një prodhuesi cigaresh belg në 1946 dhe më pas iu shit për 1800 dollarë një tjetër sipërmarrësi të industrisë së duhanit, resident në Tennessee, Tom Austin-it, i cili ia dhuroi automjetin një shoqate lokale të veteranëve të luftës që u përdor për shumë vite, për të mbetur paskëtaj në një garazh deri në vitin 1976. Sipas organizatës “Grosser” është një mjet shumë i shtrenjtë, i bërë me porosi, i fortë dhe i punuar me dorë, është shitur gjithandej dhe e kalon shpejtësinë 160 km/h.

U zbulua dhe u restaurua nga një sipërmarrës koleksionist. Super mercedezi i kishte tejkaluar 33 000 km dhe u ekspozua në muzeun e automjeteve të vjetra historike në Chicago, vlera e të cilit arrin në 1 milion dollarë. Kompania gjermane e automobilave prodhoi 88 ekzemplarë të këtij super mercedezi me 5 marshe para se të anulonte programin në vitin 1943, dy vite para se të binte regjimi nazist. / Bota.al