Del në ankand menyja e fundit e Titanikut (Foto)

Në ankand menyja e darkës së fundit në bordin e Titanikut, dhe mendohet të ketë një vlerë fillestare nga 50 mijë apo 70 mijë dollarë. Shtëpia e ankandeve online, Lion Heart Autographs, do të ofrojë menynë bashkë me dy objekte të tjera të Titanikut më 30 shtator.

Fun

31/08/2015 19:57

Lista e menysë është shpëtuar nga mbytja nga një pasagjer i asajkohe, i cili mundi të mbijetojë, pasi u largua me atë që u quajt “Money Boat”, para se Titaniku të fundosej. Pseudonimi vjen nga thashethemet se një pasagjer i klasit të parë të Titanikut korruptoi ekuipazhin dhe arriti të largohej me 12 persona të tjerë me një anije që mund të mbante 40 veta./TopChannel