Del në ankand kompjuteri i parë i Apple

Kompjuteri 'Vintage Apple' do të del në ankand në New York për një shumë në mes të $300,000 dhe $500,000.

Auto & Tek

10/10/2014 20:27

Kompjuteri i Apple, njëri prej 200 kompjuterëve të bërë nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak, do të shkojë në ankand në New York më vonë këtë muaj dhe pritet që të arrijë një shumë prej $500,000, transmeton Lajmi.net.

Sot vështirë se ka ndonjë zonë në botë ku nuk mund të gjindet një kompjuter nga Apple, iPhone, iPod apo iPad.

Por, çfarë është e vështirë të gjendet, është kompjuteri origjinal i parë i Apple, i bërë nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak. Ata e themeluan Apple-në më 1976 me bashkë-pronarin, Ronald Wayne.

Wozniak dhe Jobs bënë 200 kompjuter që nga ky i pari dhe sipas Cassandra Hatts, “kompjuteri është në gjendjen më të mirë të mundshme”.

Kompjuteri pritet që të arrijë një shumë prej $300,000 deri në $500,000.