Del ekspertiza: Tre vogëlushët humbën jetën duke luajtur me shkrepëse

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e fëmijëve trinjakë, të cilët ndërruan jetë një ditë më parë në shtëpinë e tyre në fshatin Romanat.

Lajme

21/09/2017 10:15

Mjekësia ligjore ka nxjerrë rezultatin e analizave për shkakun e vdekjes së tre vogëlushëve. Sipas ekspertizës, trinjakët kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit dhe më pas ata ishin djegur deri në karbonizim.

Të miturit kanë qenë duke luajtur me shkrepëse, kur ka marrë flakë kolltuku që kishin në dhomë. Për shkak të sfungjerit, flakët janë përhapur menjëherë në dhomë dhe për fëmijët ka qenë e pamundur të dalin jashtë, sepse dritaret ishin me hekura.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në banesën e shtetasit Gëzim Konçi. Trupat e viktimave janë gjetur të vdekur për shkak të një zjarri në banesë.