Del Bosque shpreson në finale pa konflikte

Vicente Del Bosque ka folur për finalen e Copa del Rey ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma. Trajneri spanjoll shpreson në një ndeshje të madhe, por pa konflikte. “Do më pëlqente ta shoh një ndeshje të mirë futbolli, por pa konflikte të tepërta”, deklaroi fillimisht selektori i Spanjës. “Lojtarët…

Sport

15/04/2014 22:25

Vicente Del Bosque ka folur për finalen e Copa del Rey ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Trajneri spanjoll shpreson në një ndeshje të madhe, por pa konflikte. “Do më pëlqente ta shoh një ndeshje të mirë futbolli, por pa konflikte të tepërta”, deklaroi fillimisht selektori i Spanjës.

“Lojtarët duhet të mendojnë se Botërori është në prag. Të luftojnë për klubet e tyre, por ta mbajnë një sjellje të mirë njëri me tjetrin”, përfundoi ai.

Viteve të fundit, armiqësia ndërmjet futbollistëve të Realit dhe atyre të Barçës është shtuar dhe ata shpesh grinden gjatë lojës.