Del Bosque publikon listën përfundimtare, lë jashtë dy yje tjerë (FOTO)

Kampioni i dy Evropianëve të fundit, Spanja, e ka publikuar ekipin që do të luajë në “EURO 2016”.

Sport

31/05/2016 19:00

Vicente del Bosque e ka publikuar listën prej 23 futbollistëve të ftuar për Kampionatin Evropian në Francë.

Ai i ka lënë jashtë ekipit Iscon e Real Madridit dhe Saul Niguezin e Atletico Madridit, futbollistë këta që ishin përfshirë fillimisht në listën e gjerë, përcjell Lajmi.net.

Në ekipin e “Furisë së Kuqe” mungojnë edhe lojtarë si Juan Mata, Santi Cazorla dhe Diego Costa.

Në ekip nuk bën pjesë as Dani Carvajal i lënduar.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.