Dekori magjik i dasmës së Gjikos dhe Elitës

Prezantuesja, Elita Rudi dhe Gjiko janë duke u martuar.

ShowBiz

21/09/2018 20:52

Çifti i famshëm i estradës sonte më 21 shtator i kanë dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi net.

Ndonëse ceremonia është duke u zhvilluar në një nga vendet më luksoze në Prishtinë, ambientin e ka bërë edhe më të bukur “Grand Decor”, i cili ka rregulluar në mënyrë perfekte çdo gjë nga dasma e Elitës dhe Gjikos.

Lajmi net, në vazhdim ju sjell disa pamje ekskluzive nga martesa e dyshes që duket se gjithçka është përrallore.

Të ftuar në dasmë janë shumë fytyra të njohura publike, përfshirë: Medën, Butrint Imerin, Mc Beka, Labinot Gashi, Besa Gashi etj. /Lajmi.net/