BE deklarohet për murin në Mitrovicë: Hapësira të jetë e lirë për lëvizje

Bashkimi Evropian është deklaruar përmes një komunikate për media për takimin e sotëm lidhur me ngritjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, afër urës së lumit Ibër.

Lajme

08/12/2016 21:14

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës ishte arritur në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në gusht të 2015. Bashkimi Evropian është takuar sot me të dy palët për të sqaruar çështjet lidhur me implementimin e kësaj marrëveshjeje”.

“Të dy palët janë pajtuar për të harmonizuar dizajnin e projektit për rivitalizim të urës së Mitrovicës dhe për projektin e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’. Ato janë pajtuar që rrethrrotullimi në Mitrovicën e veriut të lidhet me rrugën e këmbësorëve ‘Mbreti Petar’ duke i lënë të gjithëve hapësirën e lirë për lëvizje, derisa ka adresuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Sipas BE-së, palët janë pajtuar që dizajni i parë për rrethrrotullimin që të bëhet siç ishte parashikuar me marrëveshje të arritur në Bruksel gjatë gushtit 2015.

“BE do të mbesë në kontakt me dy palët për të siguruar implementimin e marrëveshjes së gushtit 2015 dhe implementimin e marrëveshjes nga gushti 2016 dhe ka mirëkuptim nga të dy palët që më 20 janar, afati i fundit, për rihapje të urës dhe të projektit për kthimin e “Mbretit Petar’ në rrugë të këmbësorëve të përmbushen”. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Tahiri: BE-ja tha se muri në Mitrovicë do të hiqet, kjo do të ndodh brenda pak ditësh