Deklaratë e përbashkët e ShBA-së, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në UNESCO​

Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe SHBA-së, kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku shprehin përkrahjen e vendeve që përfaqësojnë në UNESCO për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Lajme

05/11/2015 23:01

Në deklaratën e tyre thuhet se “mbështetin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”.

Në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve të të tri vendeve në UNESCO, veç tjerash thuhet se “mbikëqyrja dhe mbrojtja e kulturës në Kosovë do të ishte avancim edhe i vet synimeve të UNESCO-s”.

Më tutje në deklaratë thuhet se “me anëtarësimin në UNESCO vinë edhe përgjegjësitë për Qeverinë e Kosovës”, ku më pas, radhiten edhe përgjegjësitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

“Kjo do ti kontribuonte paqes dhe sigurisë duke promovuar bashkëpunim ndërkombëtarë përmes edukimit, shkencës dhe kulturës, ashtu si edhe zhvillimit ekonomik, si një përfitim për të gjithë popullin e Kosovës dhe rajonit”, thuhet veç tjerash në deklaratë për të vazhduar më tutje se “ne jemi të gatshme për bashkëpunim me qeverinë e Kosovës”.

Kjo është publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme Britanike:

www.gov.uk/government