Deklaratë e papritur nga Kaçe pas transferimit te Panathinaikos

.

Sport

05/02/2018 19:42

Ergys Kaçe, në përfundim të ndeshjes së kësaj fundjave me Panetolikos, ka hedhur dritë edhe mbi vendimin që ai mori përtë kaluar në huazim tek Panathinaikosi.

“E vërteta është se nuk jam aktivizuar shumë gjatë kësajperiudhe, për rreth 2 muaj e gjysmë.” tha Kaçe

“Ndeshjen e fundit e kisha luajtur me Kombëtaren. Mendoj se tani do përmirësohem akoma më shumë edhe nga ana fizike”.

“Si unë, ashtu dhe PAOK-u dëshironim që të vija tek Panathinaikosi. E di që ky klub është në gjendje të vështirë dhe mua më pëlqejnë skuadrat që janë në situata të vështira, dhe kështu që vendosa të vij tek Panathinaikosi. Është një skuadër e madhe” – deklaroi Kaçe.