Deklaratë e pabesueshme nga kapiteni nuk udhëtoi me Chapecoensen

Ish-kapiteni i Chapecoenses, Lima, është dëshpëruar që nuk ka qenë në aeroplan me skuadrën në fluturimin e vdekjes.

Sport

30/11/2016 17:26

Ai deklaroi që do të donte të ishte me ekipin në momentin e fatkeqësisë.

“Kam qenë këtu që nga Seria C, dhe kapiten për 4 sezone. Në 2016, fillova që të humbasë vendin në formacion, por po punoja shumë. Doja të shkoja në Kolumbi. Ndonjëherë tregohemi mosmirënjohës kur gjërat nuk shkojnë si ne duam. Fatkeqësisht vëllezërit tanë na lanë, por zoti më tregoi se kam shumë gjëra për të bërë këtu”, deklaroi Lima.

“Sot jam i tronditur, kam përqafuar vajzën, dhe puthur bashkëshorten. Nesër sapo të zgjohem do të pyes për vajzën se ku është. Vëllezërit e mi nuk mund ta bëjnë diçka të tillë, është një humbje e madhe”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.