Deklaratë e fuqishme nga trajneri i Trepçës ’89 para ndeshjes së kthimit

Trajneri i Trepçës ’89, Zekiria Ramadani, është treguar optimist për ndeshjen e nesërme me Vikingurin e Ishujve Faroe.

Sport

03/07/2017 22:42

Skuadra e tij e nis ndeshjen në disavantazh 2:1, por një fitore 1:0, ose me dy gola epërsi do t’i dërgonte në rrethin e dytë.

“Do të mendojmë vetëm për rezultat pozitiv. Nuk na intereson asgjë tjetër, pos fitores dhe kualifikimit”, tha Ramadani në konferencën për shtyp.

I pyetur për favorizimin që ia kanë bërë bastoret ai shtoi: “Kuotat e bastoreve ne nuk na interesojnë. Nëse e marrim realitetin në UEFA, ne jemi në vendin e fundit sa i përket koeficientit”.