Deklaratë e fuqishme e Delawies: Zvarritja e demarkacionit komplikoi marrëdhëniet Kosovë-Amerikë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ka pohuar se Kosova është një storie e suksesit. Në intervistën dhënë RTV21 Delawie ka pohuar se në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë mund të thuhet se Kosova ka pasur sukses në shtet ndërtim.

Lajme

14/02/2018 15:24

Delawie, po ashtu pohoi se sfidat për Kosovën janë të shumta, ndër të cilat kryesorja mbetet sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar.

Ai po ashtu konfirmoi se angazhimi amerikan në Kosovë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm.

I pyetur rreth zvarritjes së miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ambasadori Delawie pohoi se kjo zvarritje i ka komplikuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.