Deklarata interesante e përzgjedhësit të Spanjës pas emërimit një ditë para Botërorit

"Kisha tre mundësi, ta refuzoja këtë detyrë, të largohesha, ose të isha i pranishëm në organikë. Zgjodha këtë të tretën, pasi nuk mund të braktisja lojtarët dhe federatën. Nuk do ia falja vetes nëse thosha jo".

Sport

13/06/2018 20:22

Trajneri i ri i Spanjës, Fernando Hierro, ka folur pas emërimit si trajner i Spanjës.

Ai tha se ky ishte rast që nuk refuzohej, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kisha tre mundësi, ta refuzoja këtë detyrë, të largohesha, ose të isha i pranishëm në organikë. Zgjodha këtë të tretën, pasi nuk mund të braktisja lojtarët dhe federatën. Nuk do ia falja vetes nëse thosha jo. Nuk duhet të shohim pas se çfarë ndodhi. Duhet të mendojmë për Botërorin tani”, tha fillimisht ish-lojtari i Realit.

Kur u pyet nëse ishte i drejtë vendimi për shkarkimin e Lopeteguit, Hierro u përgjigj:

“Presidenti foli për këtë temë. Nuk ka vlerë mendimi i të tjerëve, duhet të kthejmë faqe. Nuk duhet të rrimë e të mendojmë vetëm tek një gjë, por të mendojmë për futbollistët. Nuk mund të flasim vetëm për një temë sepse do të na humbasë përqendrimi që duhet ta kemi te Portugalia”, deklaroi Hierro. /Lajmi.net/