Deklarata e Zidane do t’u pëlqejë të gjithë tifozëve të Barcelonës (FOTO)

Zinedine Zidane ka dhënë një deklaratë interesante për Barcelonën.

Sport

08/09/2017 13:44

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk mund ta paramendojë La Ligën pa Barcelonën.

Pas raportimeve se klubi katalan mund të largohet nga La Liga nëse Katalonia shpall pavarësinë nga Spanja, Zidane ka theksuar se pret që rivali më i madh të jetë pjesë e Kampionatit spanjoll.

“Nuk e shoh ligën spanjolle pa Barcelonën”, deklaroi Zidane në konferencë për media.

“Për mua, nuk e shoh. Si adhurues i futbollit dhe sportit, e shoh Barcelonën gjithmonë në La Ligë”, theksoi ai. /Lajmi.net/