Deklarata e Wengerit pas debaklit ndaj Monacos

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se skuadra e tij e dominoi në fillim takimin, mirëpo pas golit të parë lëshoi tempon e lojës.

Sport

25/02/2015 23:23

Wenger ka thënë se ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të tilla, dhe se duhet të luajë mirë në takim, pasi ai mund të kushtojë.

“Ne e kemi ditur se në pjesën e parë ishte shumë e rëndësishme që të mbanim nervat tona. Sidoqoftë, ne lëshuam edhe në rezultatin 2-1”.

“Ne e kontrolluam takimin qetësisht, por ata shënuan gol edhe me goditjen e tyre të parë. Goli i tretë i tyre na e bën punën shumë të vështirë”.

“Liga e Kampionëve varet nga performanca në ditë. Nëse ju nuk jeni në formë atëherë dënoheni”, përfundoi Wenger.