Deklarata e Santos pas ndeshjes

Trajneri i Portugalisë, Fernarndo Santos, ka thënë se fitorja ishte plotësisht e merituar.

Sport

07/09/2015 23:47

Ai dha një pikë shprese për Shqipërinë duke theksuar se do ta mposhtin edhe Danimarkën.

“Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, ne bëmë një hap të madh, por asgjë nuk është vendosur. Do të provojmë të fitojmë edhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e ardhshme, por e vërteta është se ne na duhet një pikë për t’u kualifikuar”, ka deklaruar Santos për RTP, përcjell GazetaOlle.com.

“Ne luajtëm në sulm, në pjesën e parë, por goli mungoi, pasi Shqipëria luante mbyllur. Në pjesën e dytë ndryshuam ritmin, patëm një rast të shkëlqyer përmes Eliseut, por nuk u dorëzuam dhe goli erdhi në fund. Rezultati ishte plotësisht i drejtë”.

“Ne do të luajmë ndaj Danimarkës si të ishte finale. Nuk do ta shikojmë epërsinë që kemi në pikë, dhe nëse e mbajmë këtë formë, skuadra nuk është e lehtë për t’u ndalur”, ka shtuar ai.