Deklarata e Rakiqit: Muri nuk është mur, por amfiteatër (Video)

Murit bri urës së lumit Ibër do t’i hiqen 70 centimetra.

Lajme

09/12/2016 20:57

Kështu së paku u vendos në një mbledhje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së enjtes në mes të kryenegociatores Kosovare Edita Tahiri, përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe kryetarëve të dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri e Goran Rakiq.

U tha se kjo pjesë do të hiqej të premten, por nuk ndodhi. Megjithatë ka afat edhe dy ditë për t’u bërë diçka e tillë.

Ndërsa, krejt këtë situatë analisti, Nexhmedin Spahiu, po e sheh si lojë.

Kurse, inspektorët e Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, nuk donin fare të komentonin se cfarë po ndodhte me këtë  mur të premten.

E përveç prerjes, këtu nuk u punua më asgjë, gjatë gjithë ditës.

Afër murit doli edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq, i cili murit i dha një destinim të pa përmendur ndonjëherë.

“Ky nuk është mur, ky do të ridizajnohet për një amfiteatër të hapur”.