Deklarata e parë e Danilos si lojtar i Cityt nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Realit

Danilo sot edhe zyrtarisht i është bashkuar Manchester Cityt

Sport

23/07/2017 13:46

Mbrojtësi brazilian ka lënë Realin e Madridit për të kaluar në Premierligë, te skuadra nga ‘Etihad Stadium’.

Në fjalët e para si lojtar i skuadrës angleze, 26 vjeçari që nënshkroi kontratë pesë vjeçare, deklaroi se ndihet i lumtur për aventurën e re, duke shtuar se vendimtar në vendimin e tij ka qenë trajneri Pep Guardiola.

“Shpresoj se do të shkoj gjithçka mirë. Dua të fitoi shumë tituj me Manchester Cityn, por edhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi fillimisht Danilo.

“Në vendimin tim ka qenë vendimtar Guardiola. Ai është trajner që më pëlqen dhe ishte shumë bindës gjatë bisedës me mua. Unë jam shumë i motivuar që do të punojë me të ”, shtoi ai, duke harruar se Guardiola ka qenë trajner i Barcelonës, rivalit më të madh të Real Madridit./Lajmi.net/