Deklarata e parë e Contes pas shkarkimit nga Chelsea

Antonio Conte ka marrë një pozicion diplomatik pasi foli ditën e hënë për të parën herë pasi u shkarkua nga Chelsea.

Sport

16/07/2018 18:17

48-vjeçari është liruar nga detyrat e tij, 55 ditë pasi fitoi FA Cup. Chelsea ka zyrtarizuar tashmë Maurizio Sarri-n në stolin e Stamford Bridge.

Gjatë një deklarate të publikuar nga Shoqata e Trajnerëve të Kampionatit, Conte shprehet: “Do të doja të falënderoja të gjithë miqtë e mi te Chelsea Football Club për punën e tyre të madhe gjatë dy sezoneve të fundit, e cila na lejoi të fitonim Premier League dhe FA Cup së bashku.

Gjithashtu falënderoj të gjithë lojtarët, të cilët me talentin e tyre dhe vendosmërinë e madhe, kanë qenë kaq të rëndësishëm për sukseset e arritura.

“Ka qenë një kënaqësi e madhe të punoja me të gjithë çdo ditë. Falënderoj stafin tim, për punën e madhe, dedikimin dhe profesionalizmin që ka shfaqur.

“Më ka shijuar koha në Angli dhe prandaj dua të falënderoj edhe tifozët e Chelsea-t që kanë qenë si një familje e madhe. Do t’i kem gjithmonë në zemër.

“Shpresoj që Chelsea të vazhdojë të ketë sukses dhe i uroj fat të gjithëve për sezonin e ri.”