Deklarata e Neymarit që nuk i pëlqeu Messit

Neymar deklaroi se Cristiano Ronaldo e meritoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë për vitin 2017.

Sport

24/10/2017 09:24

Neymar ka bërë një deklaratë gjatë mbrëmjes së shpërblimit “The Best” që me siguri se nuk i pëlqeu shokut të tij, Lionel Messi.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain deklaroi se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e meritoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë për vitin 2017.

“Ronaldo e meritoi të shpallej më i miri”, deklaroi Neymar i cili ishte po ashtu finalist së bashku me dyshen, Messi dhe Ronaldo, përcjell “lajmi.net”.

“Ronaldo do të hyjë në histori të futbollit”, u shpreh braziliani. /Lajmi.net/