Deklarata e Mourinhos pas rikthimit të Drogbas te Chelsea

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka mbrojtur vendimin e tij për të rikthyer në skuadër sulmuesin veteran, Didier Drogban.

Sport

25/07/2014 20:18

Blutë e Londrës gjatë ditës së sotme, kanë zyrtarizuar se kanë rikthyer në skuadër sulmuesin legjendar, Didier Drogban, me të cilin kanë korrur suksese të mëdha.

“Ai ka ardhur këtu sepse është ende njëri ndër sulmuesit më të mirë në Europë”.

“Unë e njoh atë personalisht shumë mirë dhe e di se arsyeja që ai është rikthyer këtu nuk është për shkak të historisë të mirë që ka, por sepse ende mund të bëj gjëra të mira”.

“Ai ka ardhur këtu me mentalitetin e tij: Të shkruaj një histori tjetër”, ishin fjalët e ish trajnerit të Real Madridit, Interit dhe Portos.

Drogba është sulmuesi i dytë që arrin në Stamford Bridge gjatë kësaj verës, pasi ditë më parë, Blutë e Londrës kanë sjellur edhe ish sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costan.