Deklarata e Kramaric nuk do t’u pëlqejë tifozëve të Kosovës

Andrej Kramaric ka thënë se pret ndeshje më të vështirë kundër Finlandës, për dallim nga dueli i fundit me Kosovën.

Sport

07/10/2016 13:06

Andrej Kramaric ka lënë pas vetes fitoren e Kroacisë ndaj Kosovës.

Përkundër paraqitjes së mirë në fitoren 6:0, ai ka thënë se ekipi i tij do të ketë punë më të vështirë në ballafaqimin e radhës ndaj Kroacisë.

“Shpresoj që ta kemi ruajtur energjinë për Finlandën”, deklaroi ai për mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.

“Ajo do të jetë një ndeshje tjetër. Pres ndeshje shumë më të vështirë se kundër Kosovës”, theksoi Kramaric.

Kroacia ndeshet me Finlandën të dielën, kurse Kosova është mysafire e Ukrainës, edhe pse ndeshja do të zhvillohet në Poloni.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.