Deklarata e Haradinajt se “nuk ulemi në tavolinë me Serbinë pa qenë Amerika aty”, lajm kryesor në Serbi – Lajmi.net
Deklarata e Haradinajt se “nuk ulemi në tavolinë me Serbinë pa qenë Amerika aty”, lajm kryesor në Serbi
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:52, 12 October 2017
Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
Deklarata e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj lidhur me platformën e re për dialog me Serbinë, ka bërë që mediat serbe të merren intensivisht sot me këtë paralajmërim.

Theks i veçantë i është dhënë idesë se Haradinajt se pa SHBA-të si pjesë e dialogut nuk ka bisedime me Serbinë.

“Kushti i Prishtinës: Nuk dëshirojnë të ulen me Beogradin pa Amerikën”, është titulli i b92, transmeton lajmil.net.

“Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar ndërtimin e platformës së re për dialog me Beogradin, kurse kusht për bisedime është në që tavolinë të jetë edhe përfaqësuesi i SHBA-ve”, shkruan kjo media.

Portali serb KoSSev shkruan se platforma do të duhej të përgatitej nga Qeveria e Kosovës në konsultime me ekspertët, kurse do të duhej të shqyrtojë dhe vlerësoj Kuvendi i Kosovës.

Të gjitha këto mbrëmë i ka thënë Haradinaj në Rubikon.

“Nuk mund ta vazhdojmë dialogun, nëse Amerika nuk është në tavolinë”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Amerika, Dialogu, Haradinaj, Serbi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2