Deklarata e çuditshme e Milaim Zekës: Në Kosovë shitet mish i miut të detit

Deputeti nga rradhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet debat parlamentar lidhur me skandalin e mishit të prishur në Kosovë ka pasur akuza të ashpra për vet deputetët e Kosovës lidhur me shitjen e këtij produkti.

Lajme

18/04/2018 13:37

“Në kosovë është krijuar një sistem i krimit dhe faji është te sistemi që është ndërtu fillimisht me ndihmën e UNMIK-ut, neve dhe Eulexit. Gjysma e deputetëve shesin mish të prisht dhe kanë shitoret e tyre, madje ka deputet që merren me naftë e me barna” tha Zeka, raporton lajmi.net.

Madje Zeka shkon edhe më larg.

“Në Kosovë shitet mish i miut të detit, madje dhe mua kjo mu ka dok çudi”, deklaroi ai.

Në fjalimin e tij Zeka i bëri thirrje kryeministrit të vendit që ta shkarkoj bordin e Agjencisë së Ushqimit.

“Un i bëj thirrje kryeministrit me shkarku komplet bordin e agjencionit ushqimor” tha ai.

Zeka foli ashpër edhe për mënyrën e përgatitjes së produktit të Bukës në Kosovë.

“Buka fryhet 5 herë mbi mesatare, dhe tharmi që përdoret për fryrjen e bukës është kancerogjen, ma mirë kishë me qenë që ky popull me hangër bari se me hangër mish e me dal kanceri si gripi në Kosovë”, ishte fjala e Zekës në Kuvend. /Lajmi.net/