Deklarata e çuditshme e Hazard: Giroud është qendër-sulmuesi më i mirë në botë

"... është një ‘pykë’, mbase më i miri në botë".

Sport

16/09/2018 09:25

Eden Hazard e ka dhënë një deklaratë të ekzagjeruar për Olivier Giroud.

Belgu tha që Giroud është qendër-sulmuesi mbase më i mirë në botë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai është një ‘pykë’, mbase më i miri në botë. Unë kështu mendoj”, deklaroi Hazard.

“Ai mund të mbajë topin… është kënaqësi të luaj me atë. Kur Alvaro luan, është tërësisht ndryshe, ai është një futbollist krejt ndryshe nga Oliver”.

“Që të dy kanë cilësi, ndaj jemi të lumtur që kemi sulmues të mirë në ekip”, shtoi ai. /Lajmi.net/