Deklarata e Albert Bunjakit pas fitores ndaj Omanit

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alberti Bunjaki është shprehur shumë i lumtur që skuadra e tij ka shënuar fitoren e parë në garat ndërkombëtare.

Sport

07/09/2014 19:15

Kosova e mposhti me rezultat minimal Omanin, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e Prishtinës, fitore kjo që është e para në garat ndërkombëtare për kombëtaren tonë.

“Omani ishte një kundërshtar mjaft i fortë.  Miqësoret janë një mundësi e mirë për të testuar lojtarët”.

“Kam parë mjaft probleme te skuadra ime, që do të thotë se duhet të punojmë ende shumë”.

“Sidoqoftë, jam shumë i lumtur që shënuam fitore në këtë takim”, ishin fjalët e trajnerit tonë pas përfundimit të takimit.