Deklarata “bombë” e Fisnik Ismailit: Me dalë prej VV-së nuk hupi kurrgja!

Vazhdon edhe më tej debati për përplasjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje. Komentet dhe reagimet nuk kanë të ndalur sidomos në Facebook.

Lajme

13/12/2017 15:54

Pas postimit të më hershëm të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i cili i doli në krah tashmë të dorëhequres nga VV-ja, Aida Dërguti, komentet në këtë postim nuk kanë të ndalur.

Një komentues i kritikon Ismailin duke i thënë se “pa Albinin ju as deri te dera e parlamentit s’kishi mujt me u afry le mo me marre mandat!”, e ndaj tij Ismaili është përgjigjur goxha interesant, shkruan lajmi.net.

“As për votë, as për Albinin s’jam futë qetu. Njajtë Aida. Kurrë votë kurrkujt s’i kam lypë. Gjithë për drejtësi kam me luftue, me ose pa Albin, Aidë, Visar a Shpend. Nesër me dalë prej Lëvizjes, unë s’hupi kurrgja hiç. Ama bash KURRGJA. Lëvizja, amo, hupë koxha, sepse ti idenë ma të vogël nuk e ke se çfarë kontributi i jap unë Lëvizjes”, shkruan Ismaili.

Sipas tij, ai ekziston edhe vepron shumë para Lëvizjes. “Edhe kam me qenë knej edhe kohë të gjatë, gjithmonë faqebardhë”, ka shkruar nder tjerash Ismaili. /Lajmi.net/