Dekadenca e ‘Veturës së Popullit’

Deri më tani, skandali i Volkswagen-it ka luajtur në përputhje me një skenar të veshur mirë. Rrëfimet për sjelljet e turpshme të korporatës janë zbuluar (në këtë rast, prodhuesi gjerman i veturave kishte mashtruar me 11 milion vetura me naftë, të cilat i kishin kaluar kontrollet për ndotje të ajrit falë një softueri të avancuar).

Opinion

29/09/2015 08:52

Por për këtë drejtuesit e kompanisë kanë kërkuar falje. Disa prej tyre madje e kanë humbur punën. Ndërsa pasardhësit e tyre po premtojnë të ndryshojnë kulturën e kësaj korporate. Qeveritë janë duke u përgatitur ti vënë gjoba të mëdha, por jeta vazhdon.

Ky skenar tashmë është bërë i njohur, në veçanti që nga kriza financiare e vitit 2008. Bankat dhe institucionet e tjera financiare e kishin miratuar atë në mënyrë të përsëritur, edhe pse skandalet e njëpasnjëshme kanë vazhduar të gërryejnë besimin në gjithë industrinë. Këto raste, së bashku me mashtrimin e Volkswagen-it për “naftë të pastër”, do të duhej të na jepte arsye të rimendojmë qasjen tonë ndaj shpërdorimit të detyrave të korporatave.

Premtimet për sjellje më të mira nuk janë të mjaftueshme, pasi një numër i pafund i skandale në industrinë financiare e ka dëshmuar këtë. Sa më shpejtë që rregullatorët po merren me një rast të manipulimit të tregut, menjëherë po shfaqet një tjetër.

Problemi me industrinë bankare qëndron për faktin se është ndërtuar mbi një parim që krijon stimuj për sjellje të keqe. Bankat dinë më shumë për kushtet e tregut (dhe për gjasat e kredive të tyre që të shpërblehen) sesa depozituesit e tyre. Kjo fshehtësi shtrihet në zemër të aktivitetit financiar. Analistët e sjellshëm e quajnë atë “menaxhim të informacionit”. Derisa kritikët e konsiderojnë atë si një formë të problemit të brendshëm.

Bankat gjithashtu në mënyrë unike janë prekur nga skandali, sepse shumë prej punonjësve të tyre sillen në mënyra të tilla që mund të ndikojë në reputacion, madje dhe në bilancin e gjithë kompanisë. Në vitet e 90-ta, një tregtar i vetëm me seli në Singapor kishte rrëzuar ose më mirë thënë bankrotuar bankën Barings. Në vitin 2004, banka private japoneze Citigroup ishte mbyllur pasi një tregtar kishte manipuluar tregun e bonove të qeverisë. Në JPMorgan Chase, një tregtar i vetëm i njohur si “Balena e Londrës” i kishte kushtuar kompanisë 6.2 miliard dollarë.

Ajo çfarë këto skandale të përsëritura tregojnë, janë se kërkim faljet janë më shumë se disa fjalë, dhe se zotimet për ndryshime të kulturës së korporatave janë zakonisht të pakuptimta. Derisa stimujt të mbeten të njëjtë, ashtu do të jetë edhe kultura e korporatave.

Rasti i Volkswagen është një kujtesë e dobishme që rruga e gabuar e korporatave nuk është e kufizuar në industrinë bankare, dhe se mbledhë gjoba dhe ngritë rregullore të reja që nuk kanë gjasa të zgjedhin problemin. Në të vërtetë, është një nga ligjet e hekurta të fizikës së korporatave: Për çdo rregullore, ekziston një shtim proporcional i risive për të anashkaluar atë.

Nuk do të duhej të vinte si një befasi se ka pasur stimuj në industrinë e automoblizimit për lojën e sistemit. Gjithkush e di se ekonomia aktuale e karburantit nuk korrespondon me numrat e publikuar, që janë krijuar nga testet e kryera dhe të humbura nga erërat në një sipërfaqe të qetë rrugore. Në mënyrë të ngjashme, kushdo që ka qëndruar pranë një veture me naftë, madje edhe në një të shpallur me virtyte të “naftës së pastër”, mund të tregojë se vinte më shumë erë sesa që edhe benzina mund ta prodhonte.

Ekzistojnë dy ngjashmëri të rëndësishme në mes të skandaleve në industrinë e financave dhe në Volkswagen. E para është se korporatat e mëdha, qofshin ato banka apo fabrika, janë të ngulitura thellësisht në politikën kombëtare, me zyrtarë të zgjedhur por të varur nga kompani të tilla për krijim të vendeve të punës dhe të ardhura tatimore. Në veçanti Volkswagen është një ikonë e prodhimit gjerman. Kancelarja Angela Merkel ka shmangur parimet duke mbështetur kompaninë, ashtu siç edhe kishte bërë paraardhësi i saj Gerhard Schroder, i cili i mbrojti me vendosmëri në vitin 2003, kur Komisioni Evropian sfidoi ligjshmërinë e strukturës së saj mbajtëse.

Ngjashmëria e dytë është se të dy industrisë janë subjekt i objektivave të shumta të rregullatorëve. Rregullatorët ndoshta dëshirojnë që bankat të jenë më të sigurta, por ata gjithashtu dëshirojnë që ato të bëjnë më shumë për ekonomitë reale, që shpesh do të thotë të rrezikojnë më shumë. Si pasojë e kësaj, ata imponojnë rregulla që në mënyrë jo të qartë i shtyjnë bankat në një drejtim apo tjetër.

Rregulloret për emetimin e gazrave të veturave janë duke u përballuar me një problem të ngjashëm. Derisa rregullatorët si fokus kryesor e kanë kufizimin e ngrohjes globale, ekzistojnë stimuj të jashtëzakonshëm për prodhuesit e veturave që prodhojnë ato pak vetura eko, të mashtrojnë me emetimin e mikro gazrave tjera që gjithashtu janë të dëmshme për njerëzit në afërsi të tyre. Deri më sot nuk është diskutuar për kompromisin midis kufizimit të ndotjes lokale dhe luftimit të ndryshimeve klimatike.

Dhe derisa kriza e Volkswagen po e ilustron këtë, ne kemi nevojë më shumë se një kërkim falje të korporatave dhe rregullatorëve. Ka ardhur koha që të zhvillohet një debat i qëndrueshëm rreth asaj, se si rregullatorët duhet ofruar stimuj të duhur për arritjen e objektivave që ne më të vërtetë i dëshirojmë e që janë: mirëqenia ekonomike dhe sociale. Vetëm atëherë kur kjo të arritët, ne do ti kërkojmë bankat, veturat dhe mallrat dhe shërbimet e tjera.

Harold James, është profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Princeton”, profesor i historisë në Universitetin Evropian në Firence, dhe studiues në qendrën për inovacion dhe qeverisje ndërkombëtare.

(Ky opinion është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, anëtar i së cilës është edhe lajmi.net)