Dekadancë çokollate

Një recetë që u bë e famshme gjatë të '80-tave në Amerikë dhe që do ju kënaqë "dhëmbin e ëmbël".

Lifestyle

17/03/2016 19:39

Përbërësit:

500g çokollatë
10 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle e gjysëm sheqer
1 lugë gjelle e gjysëm miell
5 vezë në temperaturë dhome
pak kripë

Përgaditja:

Shkrini gjalpën me çokollatën mbi një tenxhere me ujë të ngrohtë. Rrihni vezët me sheqerin deri sa të fitohet një shkumë e bardhë, shtoni miellin dhe kripën dhe përzini.

Shtoni çokollatën ngadalë dhe përzini mirë.

Futeni në një enë për pjekje të gjalposur dhe të miellosur.

Pjekni për 14-15 minuta në temperaturë 220C./lajmi.net

Ju bëftë mirë!