Dekada e Re bashkon qytetarë si asnjëherë më parë

Procesi zgjedhor sjell frymë të re, me angazhimin gjithëpërfshirës, për platformën e Dekadës së Re, duke sensibilizuar jo vetëm anëtarësinë por edhe simpatizantët dhe qytetarët të cilët, po i bashkohen këtij vizioni, ka cekur Çlirim Haziri, anëtar i Komisionit për zgjedhje të brendshme të PDK-së, në Kaçanik.

Lajme

30/12/2018 22:16

Këtë javë që shkoi, u zhvilluan procese të brendshme zgjedhore në Suharekë-Greikoc, Savrovë, Romajë-Has, Viti-1, Studime e Epërme, Kaçanik, Stagovë, Lumëmadh dhe nëndegët tjera, sipas planit të procesit të brendshëm zgjedhor, të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme.

Me këtë proces, u dëshmua përkushtimi politik dhe qytetar, të strukturave organizative të PDK-së, në mbi 1200 nëndegë në tërë Kosovën, duke u bërë platforma dhe vizioni i Dekadës së Re dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me shumë interes për të gjithë qytetarët.

Pjesëmarrja masive e anëtarëve në nëndegë për zgjedhje, pjesëmarrja e madhe e grave, në veçanti e rinisë, si dhe profileve dhe personaliteteve të ndryshme të respektuara nga nëndegët, janë disa nga veçoritë  e këtij procesi zgjedhor.

Do theksuar se në këto zgjedhje, u zhvilluan edhe diskutime e debate, me interes për nëndegët dhe më gjerë, duke reflektuar bindjen se zgjedhjet duhet të rikonfirmojnë cilësinë dhe potencialin e PDK-së, të organeve të saj dhe kandidatëve që po e fitojnë besimin e anëtarëve në këto zgjedhje të brendshme.

Secili duhet të ndjehet krenar me punën e deritashme të PDK-së, sfidat e reja të Dekadës së re, imponojnë platformën e re, të hartuar nga kontribuuesit dhe qytetarët, me agjenda të reja, duke përshpejtuar dhe fuqizuar ecjen tonë edhe si parti, edhe si shtet, me besim, zhvillim dhe integrim, ka theksuar Çlirim Haziri, anëtar i Komisionit për zgjedhje të brendshme. /Lajmi.net/