Dehje pa alkool

Një medikament do ta zëvendësojë në të ardhmen alkoolin, duke i dehur njerëzit pa pasur nevojë të pinë birra apo lloje tjera të pijeve. Shkencëtari britanik David Nutt nga Imperial College London thotë se kërkimet e tij e kanë zhvilluar një ‘hap’ i cili ‘godet’ një pjesë të trurit, për ta zëvendësuar dehjen me alkool,…

Lifestyle

12/11/2013 13:00

Një medikament do ta zëvendësojë në të ardhmen alkoolin, duke i dehur njerëzit pa pasur nevojë të pinë birra apo lloje tjera të pijeve.

Shkencëtari britanik David Nutt nga Imperial College London thotë se kërkimet e tij e kanë zhvilluar një ‘hap’ i cili ‘godet’ një pjesë të trurit, për ta zëvendësuar dehjen me alkool, por pa dëme apo efekte negative.

“Materiali i ri do ta bëjë të njëjtën gjë për dehjen sikur ‘e-cigarette’ (cigaret zëvendësuese), që ua mundësojnë njerëzve ta heqin merakun që kanë, pa rrezikuar efekte negative shëndetësore”, njoftoi profesor Nutt për BBC Today.

Ky i fundit, një neuropsikofarmatolog në Imperial College London, ish këshilltar i qeverisë britanike, thotë se ky lloj ‘hapi’ do të mund të konsumohet si një pije koktej dhe mund t’i ketë efektet e dehjes, pa shkaktuar dëme.

Për dallim nga alkooli, ai mund të ‘përmbyset’ shpejt duke përdorur një tjetër medikament, i cili do t’u mundësonte përdoruesve që ta vozisin makinën dhe të kthehen në shtëpi pa problem.

“Unë kam bërë eksperimente të llojit të tillë me vetveten, disa vite më parë dhe kjo ka pasur efekt. Nuk ka dyshim se ju mund të prodhoni një gamë të vërtetë të efekteve të alkoolit, duke manipuluar me trurin”, vijoi Nutt.