Dehet në Munih, zgjohet në…

Anglezi nga Londra, Jordan Adams, ka vendosur që me shokut e tij të shkojnë për vikend në Munih të Gjermanisë, por ngjarjet që i kanë ndodhur më pas, nuk i kishte planifikuar fare.

Bota

29/05/2015 15:48

Në një natë të së shtunës, një pijetore e Munihut e dërgoi Adamsin në një rrugëtim të çuditshëm. Pas që kishte pirë alkool, kishte vendosur se koha është të shkojë në hotel.

Por, duke parë se ishte dehur shumë për t’u kthyer në hotel, ai vendosi që të pushoj pak në rrugë mbi valixhe.

Ai u këndell nga buria e një shoferi të çmendur. Por, e gjithë kjo nuk do të ishte asgjë e çuditshme, përderisa ai të mos e kuptonte se gjendet në Zurich.

“Kam menduar se ashtu quhet ndonjë pjesë e Munihut. Por, më pas pash edhe flamuj të Zvicrës, dhe bazuar në pejsazhin përreth, e kuptova që ky vend me siguri nuk është Munihu”, ka thënë Adams për Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ai tha se nga të gjitha gjërat që i kishte me vete, me të zgjuar në Zurich, nuk kishte asgjë.

Por, sipas Adamsit, gjëja më e vështirë kishte qenë sqarimi i gjithë kësaj para gruas së tij.