Dëgjon muzikë me zë të lartë, fqinjët i djegin derën e shtëpisë

Dëgjon muzikë me volum shumë të lartë dhe fqinjët i djegin derën e shtëpisë.

Fun

03/12/2015 14:25

Është kjo ajo që ka ndodhur në La Coruna, në komunitetin autonom spanjoll të Galizia.

Maria V., një mësuese 39- vjeçare, në orët e vona të mbrëmjes së të premtes së kaluar, po darkonte me disa mike të saj në shtëpi dhe kishte në plan që të dilte.

Por muzika tejet e lartë, duket se i kishte shqetësuar jo pak fqinjët, duke bërë që njëri prej tyre t’i vendosë zjarrin derës së apartamentit.

“Ndjemë erën e tymit dhe mendonim se ishte ndonjëri nga qirinjtë që sapo kishim fikur. Një mikja ime, shkoi në tualet dhe vuri re se tymi vinte nga dera dhe kur e hapëm pamë flakët”, tregon gruaja për “La Voz de Galicia”.

Fatmirësisht nuk pati pasoja as për Marian dhe as për shoqet e saj.

Tani Maria kërkon drejtësi dhe thotë se, “Po, dëgjoja muzikë me zë të lartë. Por nuk mjaftonte t’i bihej ziles ose të telefonohej policia?” /noa