Amerikani që bëri mrekulli, pas indinjatës nga sarkazma e disa të rinjve (Foto)

Josh Cyganik, nga Chicago po kthehej nga puna në momentin kur, para një shtëpie të vjetër, pa dy të rinj, duke filmuar shtëpinë e një personi të varfër dhe duke qeshur me të.

Fun

13/05/2016 16:23

Jo vetëm që qortoi të rinjtë për veprën e ulët që bënë, por ai, për më tepër, morri iniciativë të bëjë diçka humanitare, transmeton lajmi.net.

Ai shkroi në rrjetin e tij Facebook një shkrim, ku kërkoi ndihmë nga njerëzit të bëhen vullnetarë dhe t’i ndihmojnë të moshuarit i cili jetonte vetëm në këtë shtëpi të vjetër dhe ta rinovojnë.

“Isha duke u kthyer nga puna kur dëgjova dy të rinj duke qeshur me shtëpinë e këtij të moshuari. Me zë të lartë ata thonin, çfarë shtëpie, nuk do të jetoja kurrë aty më mirë do t’i vija flakën”. Kështu që jam duke kërkuar vullnetarë, për të dhënë pak nga koha e tyre dhe pak para për të rinovuar shtëpinë e këtij zotërie”, ka shkruar ai.

Ndihma që iu ofrua ishte e pabesueshme. Kishte vullnetarë nga Teksasi, Uashingtoni dhe Kalifornia, që me aq mundësi sa kishin, erdhën në Florida për të dhënë ndihmë.

“Unë nuk jam një hero, thjesht jam rritur në atë mënyrë që t’i ndihmojë njerëzit që kanë më pak se unë”, ka thënë Josh./lajmi.net