Dëgjojeni Springsteen’in

High Hopes, albumi i 18’të i Bruce Springsteen, do të dalë në shitje më 14 janar. Por, lexuesit e Lajmi.net nuk kanë nevojë të presin edhe një javë. Ata mund ta dëgjojnë që tash këtë album të mrekullueshëm.

ShowBiz

06/01/2014 21:00

High Hopes, albumi i 18’të i Bruce Springsteen, do të dalë në shitje më 14 janar.

Por, lexuesit e Lajmi.net nuk kanë nevojë të presin edhe një javë.

Ata  mund ta dëgjojnë albumin menjëherë, duke klikuar në këtë link.

Ai përmban përpunime të këngëve të punk pionierëve si Suicide dhe The Saints, por edhe këngë origjinale dhe versione të reja të këngëve të vjetra të Springsteen.

Tom Morello, kitaristi i Rage Against the Machine, është mysafir në versionin e ri të The Ghost of Tom Joad, ndërsa American Skin (41 Shots) publikohet për herë të parë në versionin e incizuar në studio.

Ron Aniello, producenti i Springsteen, ka treguar se çfarë përfaqëson kjo punë.

“Ky është rrëfimi për këngët të cilat nuk janë përfshirë nëpër albume, sepse s’janë përshtatur. Ato nuk janë përputhur me tregimet e caktuara të albumeve”.

“Kur e kam dëgjuar për herë të parë këngën Hunter of Invisible Game, i kam thënë: ‘Kjo është njëra ndër këngët e tua më të mira’”.

“Bruce është përgjigjur: ‘Po, por nuk përshtatet’”.

“Kështu ndodh secilën herë”.

“Nuk i sigurt si do të reagojnë adhuruesit ndaj këtyre këngëve të vjetra, por ky është rock & roll album i mrekullueshëm i Bruce’it”.

Në një intervistë për revistën Rolling Stone, muajin e kaluar, Springsteen ka shpjeguar idenë e projektit.

“Mënyra më e mirë për ta përshkruar këtë album është nëse them se ai paraqet një lloj anomalie. Por, jo të madhe”.

“Unë nuk punoj në mënyrë lineare, siç bëjnë shumë të tjerë. Prandaj, desha ta grumbulloj këtë material në një vend”.

“Kam përshtypjen se kësisoj përshtatet si tërësi”.

 A.M.