Dëgjojeni Bendtnerin

Luajti fare pak gjatë edicionit të kaluar në formë huazimi te Juventus, kurse edhe deri më tani gjatë këtij sezoni, nuk është duke lënë gjurmë te skuadra e tij amë, Arsenal. Mirëpo, sulmuesi Nicklas Bendtner vazhdon të ketë ambicie të mëdha në karrierën e tij. Reprezentuesi danez – futbollist i cili nuk heziton ta lavdërojë…

Sport

17/11/2013 15:09

Luajti fare pak gjatë edicionit të kaluar në formë huazimi te Juventus, kurse edhe deri më tani gjatë këtij sezoni, nuk është duke lënë gjurmë te skuadra e tij amë, Arsenal.

Mirëpo, sulmuesi Nicklas Bendtner vazhdon të ketë ambicie të mëdha në karrierën e tij.

Reprezentuesi danez – futbollist i cili nuk heziton ta lavdërojë veten dhe në të kaluarën me plot bindje kishte thënë se është më i miri në botë – ka konfirmuar dëshirën për largim nga Emirates Stadium gjatë afatit kalimtar të janarit, ose në fund të sezonit.

Por, destinacioni i tij i ardhshëm, ose së paku dëshira që ka, do ta befasojë shumëkënd.

I pyetur nga e përditshmja daneze Politiken, nëse paratë janë faktor për kalimin e tij në një skuadër të re, ai u përgjigj: “Jo, sporti është më i rëndësishëm. Do të shkoj diku u e di se mund të jem i lumtur të luaj. Te një skuadër ku mund të shënoj gola dhe të shënoj fitore. Nuk dua të ulem në bankinë dhe të jem shikues. Më pëlqen të luaj në shumë ndeshje”.

Edhe më ‘zi’, ishte përgjigja e tij se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën: “Real Madrid ose Barcelonë”, u shpreh ai.