Dëgjimi i muzikës ndihmon pacientët me kancer, autizëm dhe alzheimer

Terapia me muzikë është shumë e dobishme për pacientët me autizëm, kancer, parkinson, alzheimer dhe jo vetëm.

Lifestyle

25/09/2016 18:29

Përveç se ndikon pozitivisht si terapi tek sëmundjet e cekura më lart, muzika ndikon pozitivisht edhe tek studentët që kanë vështirsi në mësim dhe tek përsonat me trauma apo probleme neurologjike, përcjell lajmi.net

Sipas një studimi të kryer në një institucion të madh në New Delhi, është zbuluar se njerëzit e sëmurë nga kanceri që dëgjojnë muzikë kanë më pak dhimbje.

Edhe pacientët me dëmtime të trurit e kanë përjetuar shumë mirë muzikën.

Sipas hulumtuesve muzika ka ndikim të madh edhe në shëndetin kardiovaskular dhe se muzika e gëzueshme stimulon punën e zemrës.

Kohë me radhë është menduar se muzika shkakton nervozë dhe presion tek pacientët, por studimet e fundit njëra pas tjetrës janë duke e provuar dhe duke i dhënë rëndësi muzikës për efektet pozitive që ka tek të sëmurët.

Tek pacientët, dëgjimi i muzikës së tyre të preferuar ka shkaktuar ndjenjë të mirë dhe ka ndihmuar në qetësimin e dhimbjeve.

“Ne kemi gjetur se muzika ka ulur acarimin dhe nervozën, duke balancuar emocionet dhe ka shkaktuar rritjen e ndjenjës pozitive”, tha autori i studimit.

Shkencëtarët thonë se dëgjimi i muzikës stimulon lirimin e dopaminës në tru kështu që tek njeriu ofron relaksim dhe qetësim dhe në të njejtën mënyrë normalizon edhe punën e enëve të gjakut.

Edhe tek përsonat që kanë probleme me mësimin muzika është dozë qetësuese dhe relaksuese që kontribon në koordinimin e aktivitetit ndërmjet pjesës së majtë dhe të djathtë të trurit./lajmi.net