Dëgjimi i këtij lloji të muzikës ju bën më pozitivë

Dëgjimi i muzikës ekstreme - të tillë si ‘heavy metal’ apo rok - mund të ju ndihmojë që të qetësoheni dhe të ndjeheni të frymëzuar, thotë një studim i ri.

Lifestyle

27/06/2015 19:17

Hulumtimi, i publikuar në revistën akademike “Kufijtë në Neuroshkencën Njerëzore”, thotë se psikologët kanë gjetur se në vend se të rritet zemërimi apo agresioni, dëgjimi i muzikës me zë të lartë dhe kaotike në fakt u ndihmon dëgjuesve që të ndjehen të frymëzuar dhe të qetë.

Doktorë nga Universiteti i Queensland kryen një studim mbi 39 njerëz të moshës 18-34, të cilët vazhdimisht dëgjonin atë që u vlerësua të ishte ‘muzikë ekstreme’, transmeton Lajmi.net.

Ata u pyetën për të diskutuar për 16 minuta rreth një ngjarje në jetën e tyre e cila i zemëronte ata. Ata pastaj kaluan 10 minuta duke dëgjuar një këngë sipas zgjedhjes së tyre.

Psikologët më pas monitoruan gjendjen e tyre emocionale. Një psikolog tha: “Ne gjetëm se muzika rregulloi pikëllimin dhe zgjeroi emocionet pozitive. Muzika në fakt i ndihmoi ata që të eksplorojnë një gamë të plotë të emocioneve të cilat i ndjenë, por gjithashtu i bëri ata të ndjehen më të qetë dhe më të frymëzuar,” transmeton Lajmi.net.

Rezultatet e këtij studimi treguan se nivelet e zemërimit, nervozizmit dhe stresit u ulën pasi u dëgjua muzikë e këtij lloji, dhe ndryshimi më i rëndësishëm që u raportua ishte niveli i lartë i frymëzimit që ata kishin arritur.